Nëse flasim për sulmin, me Ronaldon e Moratën gjendja është e mirë dhe do të jetë edhe më shumë me Dibalën. Juventusi synon titullin në Serinë A këtë sezon, siç thekson Leonardo Bonuçi që thotë se “pas Europianit na duhet skudeto, ndërsa unë e ndjej veten lider edhe pa shirit kapiteni”. Torinezët kanë Bonuçin, Kielinin, De Ligtin e De Shilion në mbrojtje dhe janë të qetë, ndërsa problem është mesfusha. Trajneri Masimiliano Alegri pret që klubi t’i marrë Lokatelin nga Sasuolo, por diferenca financiare mbetet e madhe. Juvja jep 25 milionë në dorë, plus 7 të tjera me klauzola, ndërsa Sasuolo dëshiron 40 milionë euro. Pjaniç pritet që të vijë pasi tek Barcelona nuk e duan, ndërsa është një lojtar i zgjedhur nga Alegri.
Sfidanti.al