Kërkon që të fitojë tituj të tjerë, ndërsa për 5 vjet në Katalonjë nuk pati mundësi të luftonte për Championsin. Lionel Mesi e vulosi kalimin e tij tek Paris SG duke firmosur një kontratë 2-vjeçare, bashkë me një vit mundësi zgjatjeje, dhe me një rrogë prej rreth 1.2 milionë eurosh në … javë! Ai do të luajë në krah të Nejmarit e Mbapesë (nëse ky nuk ikën tek Reali), si dhe Ramosit, Donarumës, Verratit, Di Marisë, Vajnaldumit, Kimpembes apo Hakimit. “Gjithçka në këtë klub i përgjigjet ambicieve të mia – tha superylli i larguar nga Barcelona, – jam shumë i lumtur që nis një kapitull të ri këtu. Një ekip shumë i talentuar, me trajner shumë të talentuar. Do të ndihmoj për të triumfuar me ekipin dhe tifozët”.
Sfidanti.al