Gjigandi i futbollit botëror pati një ndikim të jashtëzakonshëm me lëvizjen e tij drejt kryeqytetit të Francës. Pritja e tifozëve ishte madhështore me mijëra vetë që kishin dalë në rrugë, që nga aeroporti e deri në stadiumin “Parku i Princave”, rojet e sigurisë ishin kudo, dhe rruga hapej me një skuadër me motoçikleta. Një pritje e denjë shtetërore për legjendën më të madhe të topit, dhe një dhuratë e pashpresuar për tifozët. Mbreti i fundit i Francës ra në 1848, perandori i fundit në 1870, ndërsa nga figurat politike të shquara të mëpasme, Mesi mund të krahasohet me një Klemanso apo De Gol. “Mesi është Parisi”, – këndonin tifozët, “Messi est Paris”! Nëpër rrugë pati flakë e tym, ndërsa njerëzit u ngjitën nëpër pemë, kazanë apo shtylla, për të pasur një fushëpamje më të mirë. Paris SG ka pasur disa yje të mëdhenj këto vjet, si Ibrahimoviç, Nejmar e Mbape, por asnjë pritje nuk krahasohet me këtë të Mesit.
Sfidanti.al