A besohet që Mesi u tentua të luante tek Atletiko me Suarezin?!

Këto ditë siç duket paskan ndodhur shumë gjëra. Klube të ndryshëm paskan dashur të marrin  Lionel Mesin, me të cilëve edhe Totenhemi, Çelsi,  ndoshta Interi, por edhe Atletiko e Madridit. Lajmet janë që trajneri Diego Pablo Simeone paska folur direkt me Mesin për t’i ofruar mundësinë që të luante sërish me shokun e tij më të ngushtë, Luis Suarezin. Siç duket oferta e Paris SG ka qenë më e rëndësishme për ambiciet e argjentinasit për të fituar trofe dhe për rrogën, dhe francezët ia kanë dalë mbanë që ta marrin.

Sfidanti.al