Dëshira ishte që të kthehej që në javën e parë ndaj Sampdorias, por kujdesi duhet të jetë në krye të listës së porosive. Zllatan Ibrahimoviç e ka pasur serioz dëmtimin në gju dhe po riftësohet sipas programit, ndërsa plani është që ai të jetë në fushë pas ndërprerjes së kampionatit, pra pas një muaji që tani. Edhe ndeshja ndaj Kaljarit në 29 gusht cilësohet afër, aq më tepër që do të ketë ndërprerje për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Trajneri Pioli kryqëzon duart e lutet që suedezi të jetë në formë të mirë fizike dhe është gati të përballojë 2-3 ndeshje pa të, mjaft që të ketë në ekip Ibrën e zakonshëm.
Sfidanti.al