Championsi: Uzuni arrin në plej of, Muçi luan pak dhe eleminohet!

Një triumf përgjysmë për lojtarët shqiptarë në Ligën  e Kampionëve të Europës. Myrto Uzuni arriti deri në plej of pasi Ferencvaroshi eleminoi një rival shumë të fortë si Sllavian  e Pragës. Pas  fitores 2-0 në Budapest, hungarezët u mbrojtën fort duke pësuar vetëm një gol në Çeki. Uzuni luajti 90 minuta dhe mori një karton të verdhë, ndërsa në ndeshjen e parë fitoi një penallti. Ferencvaroshi ndeshet në plej of me Jang Bojsin e Zvicrës. Nuk ia doli  ndërkaq Ernest Muçi pati Legia e Varshavës u eleminua nga Dinamo e Zagrebit. Polakët barazuan 1-1 në ndeshjen e parë në Kroaci dhe Ernest Muçi shënoi  gol, por këtë herë ishte Dinamo që ia doli 1-0 me golin e shënuar nga Franjiç në 20’. Muçi luajti vetëm në 20’e fundit.

Sfidanti.al