Koment nga Spanja: Italia, 40 medalje në Tokio me modelin sovjetik!

Të kuptohemi,  sistemi në Apenine nuk është i njëjtë me atë që patën Stalini,  Hrushovi, Brezhnjevi apo Gorbaçovi, por gjithsesi në një koment të gazetës “AS” shkruhet se Italia pati një model sovjetik sportiv për të arritur një sukses të madh në Lojrat Olimpike. Opinionisti Alfred Relanjo shkruan se nga 384 sportistë italianë që ishin në Tokio, plot 270 janë pjesë e forcave të sigurisë shtetërore, si të ushtrisë, karabinierisë, policisë, rojes së financës, rojeve gjyqësore etj. Kjo  është një mbështetje e madhe, që u lejon të paguhen pa punuar aty, por që të kenë kohë për t’u stërvitur dhe për ta bërë këtë gjë në komplekset më moderne në Itali. Opinionisti kritikon Spanjën që nuk e ka një model të tillë “sovjetik”, ndërsa diferenca në popullsi është shumë më e vogël sesa ajo në medalje: 60 milionë me 46 milionë banorë, në krahasim me 40 me 17 medalje olimpike.

Sfidanti.al