“Bildi” paralajmëron Paris SG: Do të përfundosh si Reali i galaktikëve!

E përditshmja gjermane nuk ngurron të bëjë një krahasim që në të vërtetë qendron. Ky Paris SG, me mbërritjen edhe të Mesit, është kthyer me të vërtetë në një ekip galaktik, si Reali i parë i Florentino Perezit. Në një formacion janë Mesi, Nejmar, Mbape, Verrati, Di Maria, Ramos, Vajnaldum, Hakimi, Donaruma, Paredes, Kimpembes. “Bildi” shkruan se kjo të kujton Realin e Madridit të viteve 2002-2004, kur pas ardhjes së Dejvid Bekamit, në ekip ishin vërtet galaktikë, bashkë me Zidanin, Figon, Ronaldon, Roberto Karlosin, Raulin, madje edhe Majkëll Ouenin. Ai Real nuk arriti ta fitonte Championsin dhe “Bildi” dyshon nëse këtë gjë do të arrijë ta bëjë Paris SG.

Sfidanti.al