Asnjë djalë i ri në moshën e tij nuk e ka marrë një kontratë të tillë. Jo vetëm kaq pasi Luka Donçiç e pati dhuratën në Slloveninë e tij, në kryeqytetin Ljubljanë. Vetë pronari i Dallasit, Mark Kjuban, kryesoi delegacionin ku ishin shefi i ri ekzekutiv, Harrison, dhe trajneri Xhejzën Kid, si dhe legjenda Dirk Novicki. Kontrata 5-vjeçare me vlerë 207 milionë USD në total u firmos në një hotel në Ljubljanë, ku Donçiç pati edhe një konferencë shtypi me gazetarët duke thënë me të qeshur se “ende nuk e kam vendosur sesi do t’i shpenzojë paratë”. Synimi i Dallasit është që të ndërtojë ekipin rreth 22-vjeçarit slloven për të arritur suksese në NBA.
Sfidanti.al