Elbasani vazhdon të afrojë lojtarë, edhe pse kanë kaluar 5 javë nga kampionati i Abissnet Superiore. Në urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç është vënë tashmë edhe një mbrojtës i majtë. Klubi verdheblu ka zyrtarizuar së fundi afrimin e Joseph Ikechukwu. Bëhet fjalë për një lojtar të ri në moshë, 20 vjeç, që vjen nga ekipi serb i Spartak Suboticës. Ai do të jetë një alternativë më shumë për stafin teknik të Elbasanit në vazhdim të kampionatit. Elbasanasit ishin në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pas largimit të Mustës. Në shtator te kjo skuadër u afrua edhe Filip Antovski, një tjetër mbrojtës i ri në moshë, që ka luajtur në Kroaci dhe ka qenë kapiten i Maqedonisë së Veriut U-21. Elbasani e rifillon kampionatin me ndeshjen me Vorën. Aktualisht mban vendin e 5-të me 6 piëk të grumbulluara në 5 ndeshjet e para.

