Kështu qenka shprehur një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në skuadrën pariziene, me gjasë Nejmari apo Verrati, por ç’rëndësi ka kjo. Drejtuesit e Paris SG i kanë konfirmuar futbollistëve të tyre mbërritjen e Lionel Mesit që nga Barcelona, duke thënë se kanë mbetur vetëm për t’u firmosur dokumentet. Një ekip me Donarumën, Ramosin, Kimpemben, Hakimin, Verratin, Vajnaldumin, Di Marinë, Mesin, Nejmarin e Mbapenë! Nga emrat, vështirë të dalë ndonjë ekip që të krahasohet me të, por kur vjen puna tek emri SKUADËR, Paris SG nuk mund të krahasohet me Honvedin e Pushkashit, Realin e Di Stefanos, Ajaksin e Krujfit, Bajernin e Bekenbauerit, Liverpulin e Dalglishit, Milanin e Sakit, apo Barcelonën e treshes Ksavi-Iniesta-Mesi.
Sfidanti.al