Kur ende nuk ka nisur sezoni, skuadrat duan të tregojnë maksimumin e tyre për të vërtetuar se do të jenë pretendentë. Këtë gjë e bëri edhe Mançester Junajtid që i dërgoi një sinjal Mançester Sitit kampion se nuk do ta ketë të lehtë për të mbrojtur titullin. “Djajtë e kuq” fituan 4-0 një miqësore me Evertonin, trajneri i të cilit Rafa Benitez u prit shumë keq nga tifozët evertonas. Grinvud, Megajer, Bruno Fernandez dhe Dalo ishin autorët e golave, ndërsa trajneri Solskjer pret edhe Rafael Varanin por kërkon edhe përforcime të tjera (Tripier), ndërsa Pol Pogba mund të largohet.
Sfidanti.al