Veprimi i tij shkaktoi habi të madhe, madje edhe zemërim. Nuk kishte ndodhur ndoshta asnjëherë që një atlet të bënte dicka të tillë gjatë garës, por ja që e bëri Morhad Amduni i Francës. Maratonisti rrëzoi me dashje (sic u duk) një rresht të tërë me shishe plastike uji në krahun e tij të djathtë, dhe analistët që po ndiqnin garën theksuan se ai me gjasë u përpoq t’u hiqte mundësinë rivalëve që të freskoheshin, pra duke i penguar gjatë garës. Nuk dihet nëse do të ketë një hetim nga autoritetet për këtë veprim.
Sfidanti.al