Ende nuk dihet plotësisht nëse do të mundet të qendrojë te kampionët e Europës, por gjithsesi imazhi i Armando Brojës është shumë më i mirë tani sesa një vit më parë. Trajneri Tomas Tuhel dha edhe një sinjal tjetër se i beson shqiptarit 19-vjecar duke e përfshirë në listën e lojtarëve të Çelsit që do të diskutojnë finalen e Superkupës së Europës ndaj Vijarrealit në 11 gusht. Këtë të mërkurë, Broja mund ta ketë një shans. Ai është stërvitur e ekipin e parë të londinezëve, ka luajtur edhe me U23-in, ndërsa Tuheli ka refuzuar deri tani që ta huazojë sërish.
Sfidanti.al