Është nga Kenia dhe mendja e tij punon si një kompjuter. Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Eliud Kipliud Kipçoge nuk e pati problem të fitonte maratonën olimpike në Tokio (Saporo) duke dominuar ndaj rivalëve. Atleti i madh kenian fitoi të artën e dytë olimpike radhazi, me kohën 2h08’38”. Ai la pas me 1’20” rivalin më të afërt, Nagije të Holandës. Kur është nën gjendje të mirë fizike, vështirë që ndokush ta ndalë, ndonëse klima në Saporo nuk ishte aspak favorizuese Temperatura 27 gradë Celsius, por sidomos lagështia 70 për qind.
Sfidanti.al