A mund të vijë Ikardi në Romën “e tërbuar” të Murinjos!

Gjërat nuk po shkojnë mirë dhe trajneri i shquar po bëhet gjithnjë e më shumë si adoleshent. Zhoze Murinjo u përjashtua nga ndeshja në sfidën e Romës në fushën e Betisit që vendasit e fituan  5-2. Ishte një miqësore, por kjo nuk i pengoi italianët që të ishin të tërbuar për shkak të gabimeve të arbitrit. Një gol i quajtur i rregullt, ndërsa u shënua me dorë, ishte “shkëndija” që ndezi zjarrin,  dhe përvec Murinjos u përjashtuan edhe Pelegrini, Mançini e Karsdorp. Përveç kësaj u morën edhe shumë të verdhë. Ndërkaq, Murinjo shpreson të rregullojë ekipin sa më parë të jetë e mundur. Edin Xheko sipas të gjitha gjasave shkon tek Interi, ndërsa “I veçanti” kërkon Mauro Ikardin, me gjasë në huazim nga Paris SG ku janë  bërë shumë sulmues.

Sfidanti.al