Të gjithë konkurruesit në Lojrat Olimpike në Japoni u pajisën me nga një pilulë elektronike speciale e cila ndihmoi stafin mjekësor që të kontrollonte drejtpërdrejt gjendjen e tyre shëndetësore, parametrat jetësorë, duke nisur nga temperatura, rraskapitja nga nxehtësia e të tjera. Kjo gjetje e rëndësishme shkencore u përqëndrua më shumë tek atletët e distancave të gjata, por pritet të përhapet edhe në distancat e tjera dhe në sportet e tjerë. Kjo pajisje elektronike ndihmonte mjekët dhe studiuesit të kontrollonin edhe rrahjet e zemrës apo gjendjen e organeve të tjera të brendshme.
Sfidanti.al