Mediat italiane flasin ndryshe nga ato angleze, pra që Totenhemi ende nuk ka arritur sukses të plotë për të marrë Lautaro Martinezin, ndërsa drejtuesit e Interit janë nën një presion të jashtëzakonshëm nga tifozët e tyre. Publiku zikaltër iu vu “bat-bat” krerëve, dhe sidomos presidentit Çang duke kërkuar që ata të largohen pas largimit edhe të Romelu Lukakut për tek Çelsi. Kjo gjë ka bërë që klubi milanez të frenojë largimin e pritshëm të Lautaros, të paktën këto ditë. Mediat britanike shkruan se Totenhemi do ta marrë sulmuesin argjentinas për 70 milionë euro. Ndërkaq, nga Interi janë larguar trajneri Konte dhe Hakimi.
Sfidanti.al