Britanikët kanë një legjendë të re olimpike, çiklistin Xhejzën Keni!

Asnjë ishullor përpara tij nuk kishte fituar 7 të arta në Olimpiadë, dhe as 9 medalje gjithsej. Këtë e bëri ylli i çiklizmit britanik të shpejtësisë, Xhejzën Keni, i cili e mbylli me triumf “Tokio 2020”-ën. Keni fitoi garën e çiklizmit “keirin”, një lloj japonez çiklizmi që është bërë disiplinë olimpike duke nisur nga viti 2000. Tashmë, ai ka 7 të arta dhe 9 medalje gjithsej për britanikët, më i miri sportist olimpik i vendit të tij për të gjitha kohët. Edhe gruaja e tij, Lora, fitoi medalje olimpike në Tokio, një argjend gjithashtu në çiklizëm.

Sfidanti.al