Reagimi i tifozëve: Mesi, mos shko në një ligë fshatarësh!

Në të vërtetë, është ligë qytetarësh, pasi Franca është e tillë, një vend shumë urban. Gjithsesi, kur vjen puna tek futbolli, Liga e Parë franceze mbahet si e pesta në renditjen e pesë kampionateve të mëdhenj, madje me diferencë me Premier Ligën angleze, La  Ligën  spanjolle, Serinë A italiane dhe Bundesligën gjermane. Sidoqoftë, Mesi po shkon pikërisht në ligën franceze, dhe shumë tifozë në rrjetet sociale janë tallur dhe e kanë kritikuar duke e ftuar që të mos shkojë në një “ligë fshatarësh”. Deri tani, ai ka qenë në La Liga me Barcelonën, ndërsa Kristiano Ronaldo vërtet ka ndërruar skuadra,  por ka qenë në Angli, Spanjë dhe tani në Itali.

Sfidanti.al