Nuk pati asnjë hedhje dyshimi, asnjë hatërmbetje, por vetëm përshëndetje për legjendën argjentinase dhe numërimin e trofeve e të rekordeve të tij tek Barcelona. Gazetat spanjolle, dhe mediat iberike në përgjithësi, i patën kopertinat që të gjitha të përkushtuara ndaj Lionel Mesit, duke vendosur fjalët e tij si titull: Unë doja që të qendroja! Me radhë jepeshin rekordet me 34 trofe të fituara, 778 ndeshje dhe 672 gola në 21 vite në klub, por në të vërtetë në 17 vjet në ekipi e parë. Lamtumirat ishin të “El Mundo Deportivos” (në foto), “Sportit”, “Markës” apo “AS”-it.
Sfidanti.al