Me gjasë gjithcka ka përfunduar, vecse dikush dëshiron ta provojë deri në fund. Doktor Huan Branko, avokati i grupit të aksionerëve të Barcelonës, ka vendosur të shkojë në gjyq kundër Paris SG për të ndaluar që Lionel Mesi të bashkohet me të. Në një komunikatë për shtyp, ai informon në emër të ortakëve katalanas se i ka kërkuar Komisionit Europian që ta pezullojë përkohësisht transferimin e Mesit tek PSG, përpara drejtësisë civile dhe administrative të Francës.”Gjendja e FFP-së (Financial Fair Play) të Paris SG është më e keqe sesa e Barcelonës – shkruhet në komunikatë, – PSG e pati raportin e pagave me të ardhurat 99 për qind, ndërsa Barcelona vetëm 54 për qind”.
Sfidanti.al