Milani dëshiron të mos jetë Interi, synon rinovimet me Kjerin dhe Kesin

Janë dy lojtarë shumë të mirë, dy shtylla të skuadrës së Piolit, dhe klubi kuqezi nuk pëlqen që të mbetet pa ta. Tifozët synojnë një Milan që të luftojë për trofetë këtë sezon, pasi realizoi kualifikimin në Champions edicionin e kaluar. Për këtë gjë duhen mbajtur yjet dhe Ibrahimoviç dihet që nuk mjafton i vetëm, as veterani francez Zhiru. Kesi ka qenë motori i skuadrës, një furi mes mesfushës e sulmit, ndërsa Kjer fitoi pikë të shumta me personalitetin që tregoi në Euro 2020. Mbrojtësi danez i qendrës thuhet se mund të bëhet edhe kapiten. Milani po përpiqet që të rinovojë kontratat me të dy.

Sfidanti.al