Edhe vjet ishte e njëjta histori dhe të kuqtë u dënuan keq nga dëmtimet e pazakonte. Jurgen Klopi ndoshta mendon se fatkeqësitë nuk vijnë dy vjet radhazi, ndërsa Liverpuli ka bërë vetëm një përforcim “për të qenë”, duke marrë mbrojtësin e qendrës Ibrahima Konate nga Lajpcigu për 36 milionë paundë stërlina. Kjo, në një kohë kur Mançester Siti ka marrë Xhek Grilishin dhe pret Harri Kejnin, Mançester Junajtidi ka shtuar Rafael Varanin e Xhejdën Sançon e kërkon Tripierin, ndërsa Çelsi sapo mori Romelu Lukakun. “Unë jam shumë i kënaqur me ekipin, – thotë Klopi, – por, kjo nuk do të thotë se ne nuk po shikojmë në treg. Gjithsesi, edhe nëse nuk ndodh asgjë, unë jam i lumtur me lojtarët që kam. Ne kemi gjëra që nuk mund të blihen, nuk blihet dot kundërpresingu ynë, atmosfera në stadium, himni ynë”.
Sfidanti.al