Katedralja e Duomos lëvizi, Lionel Mesi dy vjet kontratë me Paris SG

Ishte trajneri i vjetshëm i Interit, Antonio Konte, që “farkëtoi” shprehjen e mësipërme, kur u pyet për interesimin e zikaltërve për Lionel Mesin, “Më lehtë lëviz Katedralja e Duomos nga vendi sesa Mesi nga Barcelona”,  – tha atëherë Konte. Gjithsesi, katedralja lëvizi, pra Mesi iku nga Barcelona. Lajmet janë që argjentinasi 34-vjecar do të nënshkruajë një  kontratë 2-vjecare me Paris SG, dhe mund të prezantohet këtë fundjavë. Një lëvizje e pritshme e presidentit Al Helaifi pasi Mesi iku nga “Kamp Nou”, ndërsa shpresohet që kjo të bindë edhe Kilian Mbapenë që të mos largohet nga PSG.

Sfidanti.al