Për vite me radhë, superylli i futbollit botëror thoshte se nuk do të largohej kurrë nga “Kamp Nou”. i rritur që fëmijë 10-vjecar tek Barcelona, as Lionel Mesi nuk e imagjinonte veten pa fanelën blaugrana, vecse besnikëria e tij nuk ishte testuar ende. Nuk kishte ardhur koha që të provonte nëse mund të luante në një klub që nuk do t’i jepte rrogën më të lartë në botë, dhe që do t’i garantonte trofe. Sapo ky moment erdhi, Mesi harroi deklaratat e dashurisë pakufi dhe besnikërisë pa kushte, dhe vendosi të largohej. Me të drejtë tifozët pyesin se përse argjentinasi nuk luajti falas ose me rrogë të vogël për Barcelonën që dashuronte, por tashmë kjo është pyetje retorike. As Mesi nuk mundi ta fitonte pavdekësionë si Françesko Toti.
Sfidanti.al