Në pritje të Kejnit, Siti synon trofeun e parë të sezonit në Angli!

Edhe pse Championsin nuk po e fiton dot pa Mesin, sërish Pep Guardiola është një fitues serial. Trajneri katalanas vazhdon të triumfojë në kompeticionet shtëpiake në Angli, ashtu sic ka bërë më parë në Spanjë me Barcelonën dhe në Gjermani me Bajernin. Këtë sezon,  beteja e parë është finaljae Superkupës ndaj  Leisterit që luhet këtë të shtunë. Pas titullit dhe Kupës së Ligës fituar edicionin e kaluar, dhe pas finales së Championsit humbur ndaj Çelsit, Mançester Siti do të provojë fatin në trofeun e parë sezonal. Ndërkaq, më shumë e rëndësishmme është mbërritja e Harri Kejnit nga Totenhemi dhe vlerësimet janë që nëse kjo ndodh, atëherë rivalët do ta kenë shumë të vështirë t’ia marrin  titullin Sitit.

Sfidanti.al