Rusia në garë për vendin e katërt në Tokio, synon arin në hendbollin e femrave!

Të kuptohemi, thjesht ka arritur në finale,  por titulli nuk  është siguruar ende. Rusia siguroi një ndeshje për medaljen e artë në  hendboll për femra duke fituar një gjysmëfinale tepër të fortë ndaj Norvegjisë favorite me shifrat 27-26. Ishte një e papritur, ndërsa hendbollistet ruse duan të ndihmojnë ekipin e tyre olimpik, që nuk  luan as me emrin Rusi në Tokio, që të zerë vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të medaljeve. Rusia ka 62 medalje ndaj 58 të Britanisë së Madhe, por britanikët kanë 18 të arta ndaj 17 të rusëve, Në gjysmëfinalen tjetër, Franca mundi Suedinë 29-27 e mund të themi se shkaktoi një tjetër të papritur sepse suedezet kishin qenë të pathyera deri tani.

Sfidanti.al