Le ta themi që në fillim se nuk mund të përjashtohet kalimi i kampionit të botës në Madrid. Gjithsesi, presidenti i Paris SG, Al Helaifi, ka luftuar gjatë gjithë kësaj kohe për të bindur Kilian Mbapenë që të qendrojë në Francë, duke i pemtuar se do të ndërtonte një skuadër të denjë për të fituar Championsin. Duket se Al Helaifi jo vetëm e mbajti fjalën, por edhe sepse ka ditur diçka nga historia e Lionel Mesit me Barcelonën. Me gjasë, ai e ka nuhatur që Mesi nuk do të vazhdonte dot në “Kamp Nou” dhe vendosi të priste për të dhënë një goditje të madhe. Ndoshta prandaj u shpreh se “Mbape as nuk do të largohet nga ne falas, dhe as nuk do të transferohet këtë verë”. E pra, Al Helaifi i thotë tani Mbapesë: Ja ku ke Mesin, Nejmarin, Ramosin, Donarumën, Vajnaldumin, Hakimin, Verratin, Di Marinë, Kimpemben, çfarë kërkon tjetër për të fituar Championsin?”
Sfidanti.al