Ishte favorite dhe kryesonte gjatë garës, por një incident përmbysi gjithcka. Kalorësja gjermane Anika Shloj (Schleu) humbi cdo shans për të fituar medalje olimpike, edhe pse ishte favorite deri në atë kohë, sepse kali i saj Sent Boi refuzoi të kalonte një pengesë dhe pastaj trajnerja e saj, Kim Raisner e goditi kafshën në nerva e sipër. Veprimi i saj bëri që organizatorët ta përjashtonin kalorësen nga konkurrimi olimpik i hipizmit. Kali ishte vërtet kokëfortë, por askush nuk mendonte se do të arrihej deri aty.
Sfidanti.al