Guardiola: Shkoj në gjyq për të mbrojtur financat e Sitit

Nuk  ka nevojë që ta bëjë ai, sepse detyrën e ka vetëm që të përgatisë skuadrën  për të fituar, por trajneri katalanas ka dëshirë të jetë në një “barrikadë” me klubin e tij. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, dhe ja ku del  Pep Guardiola që deklaron prerë dhe me zë të fortë e të sigurt se është gati të dalë në gjyq për të mbrojtur politikën financiare të Man. Sitit. Klubi anglez shpenzoi 100 milionë paundë stërlina për të marrë Xhek Grelishin nga Aston Vila, dhe është shprehur hapur se dëshiron Harri Kejnin, që mund të kushtojë 150 milionë paundë stërlina të tjera. “Ne i bëjmë këto shpenzime sepse i përballojmë për t’i bërë, – thotë Pepi, – financat tona janë në gjendje për t’i përballuar. Nëse njerëzit nuk  janë të sigurt unë jam gati të shkoj vetë në gjyq e të dëshmoj”.

Sfidanti.al