Kurrë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë dhe nuk dihet nëse do të ndodhë sërish. E përditshmja spanjolle “Marka” vendosi një rekord të jashtëzakonshëm, një rekord historik të sajin në internet, pasi faqen e saj e ndoqën rreth 11.5 milionë lexues në momentin që ajo dha njoftimin eksluziv se Lionel Mesi do të largohej nga Barcelona, si dhe pak më vonë kur u botua njoftimi zyrtar i klubit katalanas. Asnjëherë më parë, “Marka” nuk kishte arritur në këto nivele, me plot 11 463 619 lexues në një moment të caktuar dhe i tillë është efekti i lojtarit më të mirë të botës, Lionel Mesi.
Sfidanti.al