SHBA e fitoi më në fund “arin e saj” në basketin olimpik të meshkujve

Vera ishte tepër e vështirë dhe pritej edhe disfata. Kjo nuk ndodhi, por gjithsesi një trajner i madh si Greg Popoviç u detyrua të pranonte pas fitores finale. “Çdo kampionat, çdo turne, ka vështirësinë e tij, ka përgjegjësinë e tij, por duhet të them se këtë herë në Tokio ishte përgjegjësia ime më e madhe si trajner”,  – tha ai. Po flasim për njeriun që ka fituar 5 tituj kampion në NBA me San Antonion. SHBA e fitoi më në fund arin olimpik në basketboll për meshkuj, një titull që normalisht cilësohet si pronë amerikane, edhe pse këtë herë u vu më shumë në dyshim se kurrë.  Finalja ndaj Francës përfundoi 87-82, një ndeshje e fortë dhe e vështirë ku Kevin Durant shkëlqeu me 29 pikë. Tatëm shtoi 19 pikë, Lilard dhe Holidei patën nga 11. SHBA ka 16 medalje ari nga 19 olimpiada gjithsej,  ndërsa ka humbur vetëm në 1972 në finalen ndaj BRSS, në 1988 në gjysmëfinale dhe në 2004 në cerekfinale.

Sfidanti.al