Reali i Madridit pret një telefonatë nga Al Helaifi për … Kilian Mbapenë!

A mundet që kjo  të ndodhë pikërisht tani, apo ndoshta është gjëja e duhur për të ndodhur? Me Lionel Mesin që shkon tek Paris SG, në Spanjë shkruajnë se Reali ka besim që Kilian Mbape do ta realizojë transferimin e pritshëm në Madrid. Mediat iberike shkruajnë se presidenti Florentino Perez pret një telefonatë nga kolegu i tij, Naser Al Helaifi, pikërisht për të diskutuar për hollësitë e kalimit  të sulmuesit 22-vjeçar në “Bernabeu”. PSG e mori Mesin falas,  por pritet që rroga e tij të jetë e jashtëzakonshme, ndoshta 50 milionë euro në sezon, ndaj edhe parizienët duhet të bëjnë llogaritë me rregullat e futbollit të ndershëm financiar.

Sfidanti.al