Deri pak ditë më parë, ai pritej të fluturonte për në Angli dhe të kalonte provat mjekësore tek Mançester Junajtidi. Asgjë nuk ndodhi dhe klubi i Premier Ligës u tërhoq duke mos pranuar të paguante çmimin e kartonit prej gati 70-75 milionë eurosh, por një tjetër “blerës” duket se po troket tek Sportingu i Lisbonës.
