Dëshiron të vazhdojë të luajë në Spanjë, dhe dëshiron që të përmirësojë raportet me tifozët e skuadrës madrilene, ndërsa u largua me polemika në 2018 për një shifër rreth 120 milionë euro. Antuan Grizman i ka dalë ndesh presidentit të Barcelonës, Zhoan Laporta, i cili ka deklaruar se sulmuesi francez është në treg, dhe se ka disa skuadra që e kërkojnë. “Unë largohem vetëm për tek Atletiko”, – mësohet të ketë thënë Grizmani, siç raporton media spanjolle. Laporta ndërkaq ka deklaruar se “ne si klub po përpiqemi të sigurojmë ekuilibrin financiar”. Sulmuesi 28-vjeçar paguhet me 24 milionë euro në vit, ndërsa ende nuk po arrihet shkëmbimi me Saulin e Atletikos.
Sfidanti.al