Barcelona po lutet që Siti të marrë Kejnin, ka hallin e Grizmanit!

Nëse transferimi i madh në Angli do të ndodhë, atëherë kjo do të ndihet deri në “Kamp Nou”. Mediat spanjolle dhe ato angleze shkruajnë se Totenhemi do të ishte i interesuar për një sulmues të shquar, në rast largimi të Harri Kejnit për tek Mançester Siti. Kapiteni i Anglisë mund të lëvizë për rreth 160 milionë paundë stërlina, por kjo do të kishte dy efekte tek Spërsat. Së pari, ata do të duhej të gjenin një zëvendësues për Kejnin, dhe së dyti do ta kishin shumë të lehtë nga ana financiare. Pritet që sulmuesi i përzgjedhur të jetë Antuan Grizman, dhe Totenhemi do të ishte në gjendje t’ia blinte kartonin si dhe t’ia paguante rrogën, sepse në Premier Ligë klubet nuk vuajnë për para. Tek Barcelona do të duhej të mendonin pastaj për largimin edhe të Kutinjos.

Sfidanti.al