Red Bulli: Shpenzuam 1.8 mln USD për të riparuar makinën e Verstapenit!

Zemërimi është i madh te skuadra austriake pas asaj që ndodhi në Silverston. Jo vetëm që Maks Verstapeni u përplas rëndshëm dhe rrezikoi jo pak, dhe jo vetëm sepse Ljuis Hamilton fitoi garën. Problem shtesë për Red Bullin është se u detyrua të shpenzonte 1.8 milionë dollarë amerikanë për të riparuar njëvendëshen e Verstapenit dhe për ta bërë gati për garat e ardhshme. Shefi i skuadrës, Kristian Horner, thotë se ky është problem duke pasur parasysh kufizimet e shpenzimeve të vendosura nga organizatorët e Botërorit të Formula 1. Për më tepër, Hamiltoni u dënua me 10 sekonda vonesë në Çmimin e Madh të Britanisë, diçka që Red Bulli e cilëson të padrejtë, ndaj pritet të apelojë. Përplasja e Hamiltonit me Verstapenin ishte me 290 km në orë, dhe holandezi e pësoi më keq.

Sfidanti.al