Zemërimi është i madh te skuadra austriake pas asaj që ndodhi në Silverston. Jo vetëm që Maks Verstapeni u përplas rëndshëm dhe rrezikoi jo pak, dhe jo vetëm sepse Ljuis Hamilton fitoi garën. Problem shtesë për Red Bullin është se u detyrua të shpenzonte 1.8 milionë dollarë amerikanë për të riparuar njëvendëshen e Verstapenit dhe
