Kapiteni i dytë i skuadrës nuk do të jetë në fushë kur kampionati anglez të luajë javën e parë të tij. Totenhemi i ka dhënë leje më të gjatë sesa të tjerëve Harri Kejnit, dhe ai nuk do të luajë ndaj Mançester Sitit në 15 gusht, e kjo mund të shihet si thikë me dy presa, ose sepse e konsideron që kapiteni i Anglisë do të largohet, ose sepse nuk ka besim që ta aktivizojë ndaj ekipit që e kërkon për sezonin e ardhshëm. Në të vërtetë, mund të jetë edhe arsyeja tjetër, që Kejni ka nevojë për më shumë shlodhje. Gjithsesi, presidenti Levi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të lejojë largimin e sulmuesit, edhe pas ofertës prej 160 milionë paundësh të Mançester Sitit. Të shohim sesi do të shkojnë punët, ndërsa Kejn ka kontratë me klubin deri në 2024, pra Spërsat janë në pozita të mira për të kundërshtuar.
Sfidanti.al