Sezonin e kaluar u sëmurën Sergio Ramos, Rafael Varan, madje edhe (ish) trajneri Zinedin Zidan e presidenti Florentino Perez. Siç ndodh thuajse gjithnjë me milionerët, asnjëri prej tyre nuk vuajti shumë sepse shërbimi mjekësor ishte i klasit më të lartë, ndryshe nga ç’ndodh me shumicën e njerëzve të thjeshtë siç jemi ne, ndërsa këtë verë tek Reali po mallkojnë pushimet që pritet të shkaktojnë probleme të mëdha. Karim Benzema ishte ai që hapi numërimin duke dalë pozitiv me Kovid 19, ndërsa shqetësimi është se deri në shtator mund të ketë të tjerë. Në të vërtetë, kur ekipi të grumbullohet, do të ketë më pak rrezik, por pushimet e marra pas sezonit të kaluar, pas Kampionatit Europian e Kupës së Amerikës, do të kenë “haraçin” e vet.
Sfidanti.al