“JO Lojrave Olimpike”, japonezët protestojnë gjatë ceremonisë së hapjes!

Me qindra e qindra qytetarë të zemëruar protestuan në Tokio, ndërsa në kryeqytetin e Japonisë mbahej ceremonia e hapjes e Olimpiadës. Opinioni publik ka qenë vazhdimisht kundër organizimit të Lojrave Olimpike, siç e kanë treguar sondazhet dhe protestat, ndërsa duket se këto do të vazhdojnë, ndonëse autoritetet kanë marrë masa duke përjashtuar praninë e tifozëve gjatë aktiviteteve sportive. Protestuesit u mblodhën përballë Stadiumit Olimpik të Tokios duke shprehur kundërshtimin e tyre për ngjarjen më të madhe sportive në 4 vjet. “Ndaloni lojrat dhe shpëtoni jetë”, ishin parullat e tyre, ndërsa Japonia përballet me një tjetër valë të koronavirusit. Mbi 11 500 sportistë dhe rreth 60 000 personel gjithsej do të jenë në “Tokio 2020”, ndërsa deri tani ka rreth 100 raste Kovidi mes pjesëmarrësve.

Sfidanti.al