Përveç Ibrës, shqetësimi më i madh i Milanit është Kesi!

Jetojmë kohë të vështira, dhe shumë klube në Itali e në Spanjë po vuajnë për paratë. Milani nuk bën përjashtim dhe kjo është arsyeja që mund ta humbasë njërin nga lojtarët më të rëndësishëm, Frenk Kesin. Nëse shqetësimi për Ibrahimoviçin ka të bëjë me dëmtimet e mundshme, me Kesin është çështje financiare, dhe palët duket se janë larg. Për momentin, mesfushori merr 2.2 milionë euro në sezon dhe thuhet se kërkon të arrijë në 6. Sipas mediave italiane, Milani i jep diçka më shumë se 4 milionë euro në vit, por në klub e hedhin poshtë këtë shifër. Pra, cila është e vërteta? Dhe çfarë do të ndodhë me Kesin pasi kontrata e tij përfundon pas 11 muajve. Largimi i Çalhanoglusë ka krijuar shqetësime dhe milanistët nuk duan të humbasin një nga më të rëndësishmit që kanë.

Sfidanti.al