Biznesi i futbollit është një arenë e realpolitikës në mënyrën më të pastër, duke qenë se është e pamundur që për lëvizje kaq të shumta dhe kaq të vështira, të ketë rregulla të qarta dhe që të zbatohen plotësisht. Një lëvizje gjeopolitike po e bën (siç thuhet) Reali i Madridit, i cili dëshiron të shpëtojë nga një barrë e rëndë, dhe që nuk jep shumë garanci për sukses. Fjala është për Eden Hazarin, të marrë pikërisht nga Çelsi për një vlerë që shkon nga 100 deri në 150 milionë euro, por që ka pasur kaq shumë dëmtime saqë është kthyer në një problem në “Bernabeu”. Presidenti Perez dëshiron t’ia japë sërish Çelsit, duke pasur sado pak shpresë që të shpëtojë nga ky problem, por edhe për të krijuar një avantazh sado të vogël në garën për Halandin, që kërkohet edhe nga blutë e Londrës. Mediat spanjolle shkruajnë se kthimi i Hazarit në “Stemford Brixh” është shumë i ndërlikuar nga ana financiare, dhe Abramoviç duhej të kishte një interes tepër të madh që ta pranonte. Trajneri Tuhel ka një ekip me lojtarë që i ngjajnë belgut, ndërsa hulumtimi kryesor për Çelsin është për një qendërsulmues, me emrin kryesor Erling Halandin.
Sfidanti.al