Si e mendon Alegri, Juventusin e tij? Dibala-Lokateli-Pjaniç dhe … Ikardi!

Për momentin ekipi ka në dispozicion Kristiano Ronaldon, por flitet se portugezi do të largohet për në Paris. Masimiliano Alegri nuk ka qenë nga ata që e ka dashur me patjetër CR7-ën tek Juventusi dhe thuhet se është nxitësi i një shkëmbimi me Mauro Ikardin. Pavarësisht se sulmuesi argjentinas pati polemika tek Interi, Alegri beson se Juventusi është ambient tjetër dhe do të dijë ta “gdhendë”. Largimi i Ronaldos do të lironte financa për rrogat, ndërsa Ikardi do të ishte sulmuesi i vetëm, i mbështetur nga një treshe pas tij. Këta lojtarë duhet të jenë Paulo Dibala, Manuel Lokateli (ende lojtar i Sasuolos), dhe Miralem Pjaniç, për të cilin shpresohet të kthehet nga Barcelona. Edhe pse Dibala u dëmtua përsëri dhe do të rrijë një javë pushim, sërish ekziston bindja se argjentinasi do të jetë formën e duhur në këtë sezon.

Sfidanti.al