Nuk dihet nëse do të arrijë ta rrëmbejë kurorën, por padyshim që do të luftojë edhe më fort se sezonet e kaluara. Edhe pse Julian Nagelsmani është larguar (pikërisht tek Bajerni) dhe në stol është amerikani Xhesi Marsh, Red Bull Lajpcigu ka ambicie të fuqishme për titullin në Bundesligë, dhe për këtë arsye ka investuar në këta vjet një forcë sulmuese që kalon 200 milionë eurot.
Sulmuesi i krahut, Dani Olmo kushton 50 milionë euro, mesfushori sulmues Kristofer Nkunku arrin në 43 milionë, sulmuesi i majtë Emil Forsbergu ka kartonin 20 milionë euro, sulmuesi Andre Silva jo më pak se 45 milionë, sulmuesi Aleksandër Sërlot 16 milionë dhe sulmuesi Jusuf Poulsen 21 milionë. Në total, këta vlejnë 205 milionë euro, një shifër e rëndësishme për një klub të Bundesligës, që nuk është Bajerni. Këtyre u shtohet edhe qendërsulmuesi koreanojugor Hi-Çan Huang, i marrë nga Salcburgu dhe që kushton 11 milionë euro. Këta janë futbollistë me moshë të re ose mesatarisht të re, nga 23 deri në 29 vjeç. Në mesfushë nuk duhet harruar hungarezi Dominik Soboslai, kartoni i të cilit arrin në 25 milionë euro, dhe që është vetëm 20 vjeç.
Sfidanti.al