Mund të cilësohet si dita e së vërtetës. Plot katër ekipe shqiptare zbresin sot në fushë në Ligën e Konferencave dhe synimi është rezultati pozitiv. Vllaznia, Laçi, Teuta e Partizani janë përfaqësuesit tanë në garën europiane, ndonëse shkalla e vështirësisë është e ndryshme. Shkodranët luajnë në orën 19:00 në Qipro, ndaj AEL-it të Limasolit, një ekipi me më shumë përvojë e pretendime. Vllaznia eleminoi me një përmbysje dramatike Shiroki Brijegun e Bosnjë-Hercegovinës, duke treguar se mund të konkurrojë në kontinent.
Partizani luan në orën 20:15 në një sfidë të vështirë në Zvicër ndaj Bazelit. Të kuqtë e patën të lehtë në raundin e parë eleminator ndaj Sfintul Georges së Moldavisë duke e mundur dy herë, me golaverazhin total 8-4, ndonëse kundër zviceranëve do të jetë e vështirë. Tel Bazeli luan lojtari i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.
Në orën 19:00, zbresin në fushë edhe dy ekipe të tjera të Shqipërisë, veçse në fushën e tyre. Laçi do të ketë përballë ekipin rumun, Universitatea të Krajovës, një kundërshtar që cilësohet favorit. Gjithsesi, kurbinasit kanë më shumë besim pasi eleminuan Podgoricën e Malit të Zi duke e mundur 3-0 në Elbasan. Teuta pritet ta ketë më të lehtë se të tjetër sepse ndeshet me Inter Eskaldesin e Andorrës.
AEL Limasol-Vllaznia 19:00
Laçi-Universitatea Krajojë, 19:00
Teuta-Inter Eskaldes 19:00
Bazel-Partizani 20:15
Sfidanti.al