Kovidi mbetet në ajër, dhe pas një Kampionati Europian që brodhi nëpër gjithë kontinentin, skuadrat e klubeve sikur po rezervohen. Nëse Belgjika apo Zvicra përshkuan mijëra kilometra për të luajtur ndeshjet e tyre, ekipet e kampionateve të ndryshme i kanë vënë vizën shumë prej detyrimeve të tilla. Arsenali dhe Interi i Milanos, për shembull, nuk pranuan të kalonin 4 000 kilometrat e gjerësisë së Oqeanit Atlantik, nga Europa në SHBA, nga frika e Kovidit. Klubi anglez dhe italian gjykuan se rreziku ishte shumë i madh në krahasim me përfitimin. Së fundi, edhe Mançester Siti vendosi t’i thoshte “Jo” një miqësoreje në Francë, ndonëse fluturimi do të kishte qenë shumë më i shkurtër, thjesht përtej La Manshit. Siti do të ketë në dispozicion vetëm 2 miqësore deri në nisje të Premier Ligës dhe pyetja është krejt normale: Sa të përgatitura do të jenë skuadrat për sezonin e ri?
Sfidanti.al