Antetokumbo tallet me gazetarët: Dua të largohem nga Miluoki!

Disa kohë më parë ai ishte shprehur se nuk do të largohej kurrë nga ekipi i tij pa fituar një titull kampion. Tashmë, Janis Antetokumbo e arriti qëllimin e tij, Miluoki e fitoi NBA-në, dhe pyetja mediatike nuk mund të mungonte. “A ka ardhur koha që ju të largoheni nga Miluoki?”, i tha një gazetar. “Unë tashmë jam i larguar, – tha Janisi duke bërë shaka, – unë do të bëj kërkesë për të ikur, por duhet të më thoni se me kë duhet të flas për këtë”. Të gjithë qeshën, ndërsa për momentin nuk mendohet se gjigandi greko-afrikan do të braktisë Baksat. Ku i dihet, ai ndoshta ëndërron të krijojë një dinasti në Miluoki, siç bëri Majkëll Xhordani në Çikago, apo shumë kohë më parë Bill Rasëlli në Boston.

Sfidanti.al