Kur ata u morën, përfshi edhe Usman Dembelenë, shpenzimi kaloi 450 milionë eurot. Ato ishin kohët (jo shumë të largëta) të ish-presidentit Bartomeu, kur “leku u bë letër” aq sa tani po falimenton klubin. Antuan Grizman dhe Filip Kutinjos (së bashku me Dembelenë) janë lojtarët që duhet të largohen me urgjencë nga Barcelona dhe kur pranon të humbësh një yll si Grizman, kuptohet se në çfarë gjendje të vështirë jetohet në “Kamp Nou”. Nëse arrihet të transferohet francezi dhe braziliani, katalanasit do të përfitonin 100 milionë euro në një vit të vetëm, aq të larta janë rrogat e tyre, plus pagesa e taksave ndaj shtetit spanjoll.
Sfidanti.al